ShBA, do të formohen Forcat Hapësinore deri në vitin 2020

2018-08-10 20:12:48 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.presidenti i Shteteve të Baskuara, Mike Pence, njoftoi se ShBA-ja ka në plan që deri në vitin 2020 të krijojnë Forcat Hapësinore të saj.

Ai i tha këto gjatë një tubimi ushtarak në Pentagon.

Pentagoni parashtroi planet për ta bërë këtë forcë hapësirnore degëzimin e gjashtë të forcave të armatosura amerikane.

Në një raport prej 15 faqesh thuhej se krijimi i Forcave Hapësinore përfshin gjithashtu krijimin e një Agjencie për Zhvillimin Hapësinor, krijimin e Forcave Operacionale Hapësinore si dhe krijimin e Komandës së Përbashkët Luftarake Hapësinore.

Pentagoni do të hapë gjithashtu një pozicion të ri për Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes Hapësinore i cili do të mbikëqyrë krijimin e degës së re.

Ideja u hodh së pari nga Presidenti i ShBA-së Donald Trump më herët gjatë këtij viti. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore