Moska: Sanksionet e reja të ShBA-së janë një akt lufte ekonomike

2018-08-10 19:27:46 CRI Komenti juaj Printoni

Moska i konsideron sanksionet e reja anti-ruse të Uashingtonit lidhur me çështjen e helmimit të ish agjentit rus si një akt lufteje ekonomike nga pala amerikane, tha të premten kryeministri rus Dmitri Medvedev.

"Gjithçka që mund të them është se: nëse ata ndalojnë operacionet bankare ose përdorimin e çdo monedheje, ne do t'i konsiderojmë këto si një deklaratë për luftë ekonomike", u shpreh Medvedev gjatë vizitës së tij në Gadishullin lindor Kamçatka.

"Dhe ne do të duhet t'i përgjigjemi kësaj, ekonomikisht, politikisht apo në çfarëdo lloj mënyre tjetër, nëse do të jetë e nevojshme. Miqtë tanë amerikanë nuk duhet të gabojnë në këtë drejtim," shtoi ai.

Të mërkurën, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë lidhur me përdorimin e supozuar të armëve kimike, në mars në Britaninë e Madhe, ndaj agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Moska e konsideron vendosjen e këtyre sanksione si lëvizje aspak miqësore, por të dëmshme për atmosferën konstruktive të krijuar mes dy vendeve pas takimit të fundit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, deklaroi Kremlini. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore