Britania në garë për të nisur 2000 satelitë në hapësirë deri në vitin 2030

2018-08-10 10:38:08 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari britanik i Biznesit Greg Clark thotë se vendi i tij planifikon të lëshojë rreth 2000 satelitë në hapësirë deri në vitin 2030.

Sipas Agjencisë Hapësinore të Britanisë së Madhe, kërkesa për lëshime komerciale ka një vlerë potenciale rreth një miliard dollarë për ekonominë britanike gjatë dekadës së ardhshme.

Clark thotë se udhëtimet me kosto të ulët për në hapësirë janë të rëndësishme për sektorin hapësinor që është në lulëzim në Britaninë e Madhe, e cila ka në plan të prodhojë më shumë satelitë të vegjël se çdo vend tjetër.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore