Rusia do të studiojë masat e reagimit për sanksionet e reja amerikane

2018-08-10 10:31:09 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha të enjten se Moska do të studiojë masat e reagimit ndaj sanksioneve të reja amerikane që planifikohen të shpallen së shpejti.

Zakharova tha se ShBA-ja do të vendosë sanksione mbi dyshimet që Rusia ka përdorur armë biologjike, akuzë që, sipas saj, nuk ka asnjë bazë. Njëkohësisht, qeveria amerikane është shprehur se është e gatshme të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, gjë që është "hipokrizi e hapur". Zakharova u shpreh se sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë janë presion i drejtpërdrejtë lidhur me hetimin e incidentit të helmimit të ish-agjentit rus Sergey Skripal dhe vajzës së tij në Britani.

Zakharova theksoi se çdo veprim që shkakton përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe ruso-amerikane nuk është zgjedhja e palës ruse.

Departamenti amerikan i Shtetit shpalli të mërkurën se, për arsye të incidentit me ish-agjentin rus dhe të bijën, ShBA-ja do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, të cilat do të hyjnë në fuqi rreth 22 gushtit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore