Indonezi: Rritet në 259 numri i të vdekurve nga tërmeti në Lombok

2018-08-10 10:17:48 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive e Indonezisë bëri të ditur të enjten se numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.0 ballë, që ra të dielën në ishullin Lombok të Indonezisë, është rritur në 259.

Zëdhënësi i Agjencisë Sutopo Purwo Nugroho tha në një deklaratë të publikuar po atë ditë se deri në orën 17 të së enjtes, tërmeti shkaktoi evakuimin e më shumë se 270 mijë banorëve, ndërsa 1033 të lënduar rëndë po trajtoheshin në institucionet mjekësore vendore. Një numër i madh njerëzish ende ndodhen nën rrënoja. Ndërsa vazhdojnë punët e kërkim-shpëtimit, numri i viktimave pritet të rritet më tej. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore