Turqia do të shpallë masa të reja ekonomike

2018-08-10 10:07:27 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria turke e Thesarit dhe e Financave thotë se një "model i ri ekonomik" do të shpallet të premten, pasi monedha e vendit ka shënuar një vlerë të ulët rekord.

Ministria thotë se masat e reja ekonomike synojnë të sigurojnë një rritje ekonomike prej 3-4 për qind në vitin 2019, dhe ulje të normës së inflacionit në një nivel njëshifror.

Rënia e lirës turke të enjten pasoi raportet se një takim midis delegacioneve të Turqisë e ShBA-së nuk arriti përparim rreth çështjes së ndalimit të një pastori amerikan në Turqi, i akuzuar për spiunazh dhe terrorizëm. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore