Arabia Saudite: Stuhia diplomatike me Kanadanë nuk mund të ndërmjetësohet

2018-08-09 11:30:12 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Adel al-Jubeir tha të mërkurën se stuhia diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Kanadasë s'mund të ndërmjetësohet dhe se vendi i tij po konsideron të marrë masa të mëtejshme ndaj vendit të Amerikës Veriore.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kanadasë publikoi më 3 gusht një postim në rrjetet sociale ku shprehet tepër e shqetësuar për arrestimin nga vendi saudit i aktivistëve për të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut, duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite publikoi më 6 gusht një deklaratë , ku thuhej se qeveria kanadeze me qëndrimin e saj të fundit ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendit dhe i kërkoi ambasadorit kanadez në Riad të largohej nga vendi brenda 24 orëve si dhe do të tërhiqte të dërguarin e saj në Kanada.

Njëkohësisht, Riadi zyrtar vendosi të ndërpresë të gjitha shkëmbimet e reja tregtare e investimet dhe shpalli se do të tërheqë të gjithë studentët me bursë që po studiojnë në Kanada si dhe pacientët sauditë që po kurohen në spitalet kanadeze. Po ashtu Arabia Saudite ndërpreu linjat ajrore vajtje-ardhje në Kanada.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë Chrystia Freeland tha më 6 gusht se Kanadaja nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i saj diplomatik ndaj Arabisë Saudite. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore