Tërmet në Indonezi, 131 viktima e 500 të lënduar

2018-08-09 11:15:12 CRI Komenti juaj Printoni

Raportohet se të paktën 130 vetë kanë humbur jetën dhe 500 të tjerë janë lënduar në Ishullin Lombok në Indonezinë Qendrore pas tërmetit të së dielës.

Gjithashtu janë dëmtuar ose shkatërruar mbi 42 mijë shtëpi, së bashku me mbi 450 shkolla.

150 mijë banorë janë strehuar në strehimore të përkohshme, ndërkohë që vijojnë misionet e kërkim-shpëtimit në zonën e tërmetit. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore