Opinioni publik gjerman fokusohet te mosmarrëveshja tregtare Kinë-ShBA

2018-08-09 11:00:28 CRI Komenti juaj Printoni

Pas vendimit të qeverisë së Trump-it për shtimin që nga 23 gushtin në 25% të tarifave për produktet që importon nga Kina me vlerë 16 miliardë dollarë, Kina mori si kundërpërgjigje të mërkurën vendimin për të ngritur tarifat doganore ndaj produkteve që importon nga ShBA-ja me po të njëjtën vlerë (16 miliardë dollarë).

Për të mbrojtur të drejtat e veta legjitime, interesat si dhe sistemin e tregtisë shumëpalëshe, Kina mori këtë kundërmasë të nevojshme, e cila do të zbatohet paralelisht me masën e ShBA-së. Opinioni publik gjerman i ka kushtuar vëmendje të madhe zhvillimit të situatës.

Në një koment të 8 gushtit nga "World News" në Gjermani thuhet se BE-ja pritet të përfitojë nga lufta tregtare Kinë-ShBA. Goditja e ShBA-së ndaj importeve kineze ka mundësuar që kompanitë eksportuese të vendeve të tjera të marrin pjesë me përqindje më të lartë në treg nën të njëjta kushte. Në Kinë, situata është e ngjashme, kompanitë e BE-së do të jenë më konkurruese se ato amerikane.

Por, shefi i Tregtisë së Jashtme pranë Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Volker Treier tha se konflikti tregtar Kinë-SHBA ka goditur në të njejtën kohë kompnaitë gjermane që bëjnë biznes në këto dy vende.

Sipas studimit të Shoqatës, ndër anëtarët e saj që bëjnë biznes në Kinë, 41 për qind thanë se tashmë ishin të prekur nga tarifat më të larta kur eksportuan në ShBA, ndërsa 46 për qind raportuan kosto më të larta gjatë importimit nga ShBA-ja. Ndër kompanitë gjermane që ushtrojnë aktivitetin në ShBA, 57% thanë se kishin një ndikim negativ në eksportet kineze, 75 për qind raportuan se pësuan humbje duke përfshirë rritjen e kostove të importit nga Kina.

Shoqata shtoi se për të shmangur rritjen e kostove të shkaktuara nga këto masa tarifore, shumë kompani gjermane që bëjnë biznes në ShBA po marrin parasysh ndryshimin e materialeve që përdorin dhe zhvendosjen në vende të tjera. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore