Shtëpia e Bardhë: Senatori Paul i ka dorëzuar presidentit rus një letër nga Trump

2018-08-09 10:57:01 CRI Komenti juaj Printoni

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti Donald Trump i ka dërguar një letër homologut rus Vladimir Putin përmes senatorit amerikan Rand Paul.

Paul gjithashtu konfirmoi më herët se i ka dorëzuar administratës së presidentit Vladimir Putin një letër nga presidenti Donald Trump.

Sipas senatorit amerikan, letra "theksonte rëndësinë e angazhimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme, përfshirë luftën kundër terrorizmit, rritjen e dialogut legjislativ dhe rifillimin e shkëmbimeve kulturore".

Shtëpia e Bardhë tha se Trump-i është i hapur për të vizituar Moskën dhe mirëpret homologun Putin në Uashington. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore