Shtohen 3 linja të reja fluturimi drejt Britanisë së Madhe

2018-08-07 09:47:50 CRI Komenti juaj Printoni

Rritet frekuenca e fluturimeve drejt Britanisë së Madhe, ndërsa shtohen 3 linja të reja ajrore.

Duke nënvizuar angazhimin e saj në rajon, linja ajrore Wizz Air ka njoftuar kohët e fundit rritjen e frekuencës në linjën e njohur Tiranë-Londër Luton.

Për këtë arsye WIZZ tani ofron 3 linja në 3 vende nga Shqipëria dhe do të ketë 182,000 vende me ulje në 2019, ose 64 % më shumë se vitin e kaluar.

Andras Rado, Menaxheri i Komunikimeve të Korporatës në Wizz Air tha se "pas fillimit të linjës së njohur Tiranë-Londër Luton tre muaj më parë, u njoftua rritja e frekuencës së saj javën e kaluar". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore