2018-08-06 10:44:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shangai është dritarja e hapjes së Kinës në fushën financiare. Këtë vit, metropoli kinez përmbushi aktivisht zotimin e qeverisë kineze mbi hapjen e mëtejshme. Shangai u nis nga kushtet e epërsisë si ekonomi e hapur dhe është përpjekur të zhvillojë bashkëpunim të hapur në fushën financiare dhe të nxisë zhvillimin me cilësi të lartë në bazën e hapjes së nivelit të lartë.
Ndërtimi i qendrës financiare në Shangai është strategjia shtetërore e Kinës. Në mënyrë që të theksohet më tej funksioni kryesor i financave në Shangai, këtë vit qyteti ka hartuar një plan të veçantë për të qartësuar hartën dhe kohën e ndërtimit të Qendrës Financiare Botërore të Shangait. Drejtori i Divizionit Kombëtar të Integrimit Ekonomik të Komisionit të Zhvillimit dhe Reformës në Shangai, Guo Yu tha se deri tani plani po realizohet gradualisht dhe ka arritur rezultatet pozitive.
"Shangai nisi 23 projekte pilot që ndahen në dy grupe, 9 prej të cilave janë realizuar tashmë. Përveç kësaj, për 3 muaj tregu i shitjes së naftës bruto i Shangait u bë tregu i tretë më i madh në botë. Filipinet, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori etj., lëshuan obligacione në RMB më vlerë 4 miliardë juanë në tregun ndërbankar të bonove, duke zënë 12% e vëllimit të tregut të huaj ndërbankar në Kinë."
Mësohet se në 6-mujorin e parë të këtij viti, rritja e re e investimeve të huaja ishte 18.1% dhe tendenca e rimëkëmbjes është e dukshme. Burimi kryesor i investimit ka mbetur i qëndrueshëm me investime e përgjithshme europiane në Shangai arritën mbi 40%, ku pjesa më e lartlë e tyre janë nga Gjermania dhe Holanda. Këtë vit, Shangai ka shtuar 17 seli të reja të korporatave shumëkombëshe. (Çang Çuo)