Wang Yi takon përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini

2018-08-03 19:00:00 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilltari i Shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të premten me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurimit, Federica Mogherini. Të dy kryediplomatët gjenden në Singapor për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm pranë sistemit të bashkëpunimit të Azisë Lindore.

Wang Yi u shpreh se kohët e fundit u mbajt me sukses në Pekin takimi i udhëheqësve Kinë-BE. Të dyja palët kanë arritur konsensus të rëndësishëm për të mbrojtur sistemin e tregtisë shumëpalëshe të bazuar te rregullat dhe për të kundërshtuar proteksionizimin e unilateralizmin. Përballë gjendjes së papërcaktuar ndërkombëtare, Kina dhe BE-ja, si dy forca të qëndrueshme, duhet të ruajnë shkëmbimet e bashkëpunimin strategjik dhe të mbështetin me vendosmëri multilateralizmin dhe rendin ndërkombëtar. Një gjë e tillë është shumë e rëndësishme dhe përputhet jo vetëm me interesat dypalëshe, por është edhe në favor të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë.

Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini u shpreh nga ana e saj se BE-ja është e kënaqur me suksesin e arritur në samitin e udhëheqësive Kinë-BE. BE-ja dhe Kina kanë marrëdhënie të gjata miqësore. BE-ja e sheh Kinën si një partnere të rëndësishme strategjike dhe nuk do të ndërmarrë asnjë politikë ose veprim kundër Kinës. Bashkimi Europian dhe Kina duhet të mbështetin së bashku multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, u shpreh Mogherini, duke shtuar se pala europiane dëshiron të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin strategjik me palën kineze. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore