Video/  Panda gjigante sjell në jetë binjakë në Provincën Sichuan

2018-07-31 18:04:42 CRI Komenti juaj Printoni

Një panda gjigante solli në jetë binjakë në Bazën e Trajnimit Hetaoping në jugperëndim të Provincës Sichuan të Kinës të mërkurën e kaluar, duke shënuar herën e dytë që lindin binjakë nga kombinimi i një pande të Bazës me një pandë të egër.

Cao Cao, panda gjigante 16-vjeçare, solli në jetë një këlysh mashkull me peshë 215 gramë dhe pas katër orësh erdhi këlyshi femër me peshë 84 gramë.

Wu Daifu, drejtor i Bazës së Trajnimit Hetaoping tha:

"Cao Cao solli në jetë binjakë, njëri prej tyre është dërguar në Bazën Shenshuping, nën kujdesin e njeriut dhe këlyshi tjetër do të rritet nga vetë nëna biologjike. Ne po monitorojmë procesin e zhvillimit dhe forcën e binjakëve. Gjithashtu, duhet t'i sigurojmë nënës furnizim të mjaftueshëm ushqimor për të siguruar qumështin e gjirit".

Cao Cao, i shpëtuar nga qendra kërkimore panda në vitin 2002, ka pjellë deri tani nëntë këlyshë, duke përfshirë tre çifte binjakësh.

Shpresohet se me lindjen e këtyre këlyshëve do të ketë diversitet gjenetik dhe do të ruhet vitaliteti i pandave të rritura në qendër. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore