2018-07-28 18:17:55 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Pas 100 ditësh do të hapet në Shangai Panairi i Parë Ndërkombëtar i Importit i Kinës. Deri tani janë regjistruar për të marrë pjesë në të mbi 2800 ndërmarrje nga më shumë se 130 vende e rajone të botës. Është parashikuar që në këtë panair të marrin pjesë afro 150 mijë blerës. Bëhet e ditur se, mbi 30 firma të huaja janë regjistruar para kohe për Ekspozitën e dytë vitin e ardhshëm.
Nga regjistrimet, mësojmë se pjesën kryesore të pjesëmarrjes e zënë ndërmarrjet e veshjeve, të mallrave të konsumit të përditshëm, ushqimet dhe produktet bujqësore. Ndërsa, ato në fushat si manufakturë e lartë dhe automjete aplikojnë për pavijone më të mëdha. Është e qartë se biznesmenët e huaj kanë kuptuar se kërkesat e banorëve kinezë për ngritjen e cilësisë së jetesës po bëhen një forcë e re e rritjes së tregut global të konsumit. Në sytë e tyre, Kina është një treg me 1.4 miliardë banorë, ku qeveria kineze mbështet liberalizmin tregtar dhe të investimeve. Të gjitha këto përbëjnë një mundësi të artë për botën.
Tani, në Kinë ka afro 400 milionë banorë me të ardhura të mesme. Vitet e fundit, mishi australian i viçit, qershitë kiliane, qumështi gjerman si dhe produkte të tjera bujqësore janë gjithnjë e më të pranishme në tryezat e konsumatorëve kinezë. Si importuesja më e madhe e produkteve bujqësore, vëllimi i importit i Kinës me 40-50 miliardë dollarë amerikanë deficit në këtë fushë zënë 10% të vëllimit të përgjithshëm global. Kurse, sipas gazetës britanike "Financial Times", shumica e kompanive të automjeteve të huaja sigurojnë të paktën 1/4 dhe ndonjëherë madje mbi gjysmën e fitimeve të tyre nga Kina.
Ndërsa, sipas planifikimit të shpallur nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping vjet në Forumin Ekonomik të Davosit, nga viti 2017 deri në vitin 2021, Kina do të importojë 8 trilionë dollarë amerikanë produkte, duke thithur 600 miliardë dollarë investime dhe duke investuar 750 miliardë dollarë jashtë vendit. Prandaj, Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Importit do të shërbejë si një platformë për produktet e huaja të hynë në tregun kinez, që pa dyshim është një shans i çmuar për investitorët e huaj. (Zhang Yan)