2018-07-27 21:02:41 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet në Kinë po shtojnë përgatitjet për Ekspozitën e 1-rë Ndërkombëtare të Importit, kur kanë mbetur edhe 100 ditë nga fillimi i kësaj veprimtarie.
Departamenti i Mbikëqyrjes i Administratës Doganore ka thënë se po punon për t'u krijuar lehtësi pjesëmarrësve në edicionin e parë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, që do të mbahet nga 5-10 nëntor në Shangai.
Një larmi produktesh dhe teknologjish pritet të paraqiten në këtë ekspozitë.
Organizatorët thonë se do t'i ndihmojnë kompanitë të promovojnë markat e tyre e të sigurojnë hyrjen në tregun kinez.
Më shumë se 2 800 kompani nga 130 vende janë regjistruar për të marrë pjesë në ekspozitë, e cila pritet të vizitohet nga më shumë se 150 mijë blerës vendas dhe të huaj.
Analistët shprehen që ekspozita do të tërheqë shumë vende përgjatë "Një brez, një rrugë", në saje të ekonomisë së fortë të Kinës, e cila ka shtresën më të madhe të mesme në botë.
Prodhimi i brendshëm bruto i Kinës shënoi një rritje prej 6.7 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa konsumi ka sjellë gati 80 për qind të zgjerimit ekonomik në gjysmën e parë të vitit. Tregu i madh i Kinës dhe rritja e konsumit po u ofron mundësi të mira firmave të huaja që kërkojnë të zgjerohen.