2018-07-26 10:03:23 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh se kombet duhet të jenë të hapur për njëri-tjetrin në mënyrë që të ndajnë përfitimet e prosperitetit.
Ndërsaj i drejtohej një forumi biznesi në Samitin e dhjetë të BRICS-it në Johannesburg, Xi Jinping tha se vendet e BRICS-it duhet të ndjekin bashkëpunim të favorshëm për të ndërtuar një ekonomi të hapur.
Presidenti Xi u bëri thirrje anëtarëve të BRICS-it të mbështesin multilateralizmin dhe të përmirësojnë qeverisjen globale.
"Hapja dhe bashkëpunimi janë mënyrat e sigurta për të arritur përparim në shkencë dhe teknologji dhe rritje të produktivitetit. Një luftë tregtare duhet të refuzohet, sepse nuk do të ketë fitues dhe se hegjemonia ekonomike është edhe më e padëshirueshme pasi do të dëmtojë interesat kolektive të bashkësisë ndërkombëtare. Ata të cilët ndjekin këtë kurs drejtim do të dëmtojnë vetëm veten. Ne duhet të jemi të vendosur në kundërshtimin e unilateralizmit dhe proteksionizmit, të promovojmë tregtinë dhe investimet, të liberalizojmë dhe lehtësojmë dhe së bashku të drejtojmë ekonominë globale drejt një hapje më të madhe, një përfshirje më të madhe, rritje të balancuar dhe fitore përfundimtare për të gjithë".
Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa bëri thirrje për diskutime të thella mbi rolin e tregtisë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes gjithëpërfshirëse.
Ai tha se krijimi i bankës BRICS ka qenë vendimtar në plotësimin e hendekut kritik për financimin e projektit.
"Një nga arritjet më të rëndësishme, dhe ka pasur shumë arritje për të cilat mund të flasim si familje BRICS, ka qenë në dekadën e parë të BRICS-it, ishte krijimi i një banke të re zhvillimi e cila mbush një boshllëk kritik në financimin e projektit." (Albana)