Kinë, mbi 300 milionë hyrje-dalje jashtë kufirit në 6-mujorin e parë

2018-07-23 11:03:10 CRI Komenti juaj Printoni

Në 6 muajt e parë të këtij viti, Kina regjistroi mbi 300 milionë hyrje-dalje jashtë kufirit duke shënuar një rritje prej 7% në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas zyrtarëve u lëshuan rreth 80 milionë dokumente për dalje e hyrje, një shtim 20% në krahasim me një vit më parë.

Mbi 16 milionë udhëtarë mbanin pasaparta private dhe 13 milionë të tjerë mbanin kalim udhëtimi për në Rajonet e Posaçme Administrative të Hong-Kongut dhe të Makaos. Gjithashtu u lëshuan mbi 3 milionë kalime udhëtimi për në provincën e Tajvanit.

Mbi 77 milionë dalje u bënë nga qytetarët e pjesës kontinentale të Kinës, ose 14% më shumë. 23 milionë turistë të huaj hynë në Kinë duke u shtuar me 11%.

3 destinacionet kryesore të qytetarëve të pjesës kontinentale të Kinës ishin Rajonet e posaçme Administrative të Hong-Kongut dhe të Makaos si dhe Tajlanda.

Koreja e Jugut, Mianmari dhe Japonia janë 3 burimet më të mëdha të hyrjeve. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore