Triumfi nga mbrojtja e Liqenit Dianchi nuk bie nga qielli

2018-07-23 10:28:39 CRI Komenti juaj Printoni

Dianchi është një liqen që ndodhet në Kunming, kryeqendrën e provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore. Ai ka qenë pre e ndotjes prej viteve '80. Në fillim të viteve '90 ai ishte liqeni më i ndotur i Kinës. Por nga mesi i viteve '90, pra gjatë 20 viteve të fundit me nisjen e "planifikimit të 9-të pesëvjeçar", qeveria vendore filloi të investonte shumë burime në menaxhimin e ndotjes në Dianchi për të përmirësuar mjedisin e liqenit.

Wu Tao është zv.kryetar i Bashkisë së Kunming-ut:

"Për një periudhë prej katër 'planifikimeve pesëvjeçare', kemi investuar mbi 50 miliardë juanë për të shpëtuar mjedisin ekologjik. Falë dy dekadave kontroll dhe menaxhim të vazhdueshëm, Dianchi ka pësuar një sërë transformimesh rrënjësore. Cilësia ujore e Dianchi-t është duke u përmirësuar, tashmë në një gjendje të qëndrueshme dhe në drejtimin e ndryshimit rrënjësor dhe po arrihet aftësia e vetëpastrimit të liqenit".

Germa latine "V" është përdorur në mënyrë universale për të treguar "triumfin" si dhe është shkronja romake për numrin "5". Në ditën e sotme, cilësia ujore e liqeni Dianchi është rikthyer në nivelin 5, nivel që nënkupton fitoren periodike të mbrojtjes së liqenit. Megjithatë, beteja për të mbrojtur lumin është ende larg fitores përfundimtare dhe i ka dhënë një mësim të mirë njeriut. Bashkëjetesa harmonike mes njeriut dhe natyrës dhe zhvillimi i gjelbër është e vetmja rrugë që siguron një jetë të mirë. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore