2018-07-22 10:15:27 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Shifra përfaqëson një rritje vjetore prej 25 për qind.
Pjesa më madhe e ushqimeve të importuara vijnë kryesisht nga Bashkimi Europian, ShBA-ja, Zelanda e Re dhe Indonezia.
Bi Kexin nga Administrata e Përgjithshme e Doganave, thotë se cilësia e ushqimit të importuar në përgjithësi është e mirë, me pak shqetësim në lidhje me sigurinë e përgjithshme të ushqimit.
Por ai theksoi se rreth 50 mijë ton ushqime me vlerë rreth 70 milionë dollarë amerikanë nuk u lejua të hynte në tregun kinez vitin e kaluar pasi nuk përmbushi standardet kineze.
Vëllimi i ushqimeve të importuara është rritur me një mesatare 5.7 për qind në Kinë gjatë 5 viteve të fundit. (Albana)