Idetë e presidentit të Kinës për hapjen e mëtejshme të vendit

2018-07-21 11:20:03 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit u botua në Kinë libri "Studimi i Mendimit të Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen". Më 19 korrik, në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore, që njihet si dritarja e reformës dhe hapjes së Kinës, u zhvillua ceremonia e promovimit të këtij libri.

Vëzhguesit vënë në dukje që, në periudhën kyçe të reformave në Kinë, Mendimi i Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen është një udhërrëfyes i rëndësishëm teorik për zhvillimin e ardhshëm të Kinës. "Xi Jinping-u në fakt është bërë kryeprojektuesi i Kinës në epokën e re," vlerësojnë vëzhguesit.

Ekspertët dhe studiuesit kinezë besojnë se Mendimi i Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen është një pjesë e rëndësishme e Mendimit të Xi Jinping-ut për Socializmin me Karakteristika Kineze në Epokën e Re. Publikimi i këtij libri, ku përmblidhen idetë e Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen, ofron një busullë teorike për drejtimin e punës së ardhshme të Kinës në hapjen e mëtejshme të vendit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore