Presidentja kroate: BE njohu progresin e Shqipërisë

2018-07-20 10:41:44 CRI Komenti juaj Printoni

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç mbajti fjalën e saj të nderit përpara deputetëve gjatë seancës së djeshme në Parlament, duke nënvizuar se Kroacia do të mbështesë fuqishëm Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.

"Kroacia e mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të Bashkimit Europian dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria, në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin në BE. Sot, si një komb i ri, energjik, i zellshëm dhe i angazhuar ndaj vlerave demokratike perëndimore, Shqipëria ka perspektiva të shkëlqyera dhe është mjaft e rëndësishme të theksohen shembuj pozitivë dhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë për këtë gjë. Do të doja t'iu përgëzoja gjithashtu edhe për vendimin e Këshillit, i cili i ka njohur progresin e bërë nga Shqipëria. Kjo shtron rrugën për çeljen e negociatave në qershor të 2019", – tha Presidentja kroate.

Për këtë arsye, theksoi ajo, në vitin që vjen është mjaft e rëndësishme të sigurohet një bashkim kombëtar për çështje strategjike, me qëllim që të ruhet motivimi për reformat. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore