Ambasadori kinez, optimist për samitin e BRICS-it

2018-07-20 09:49:44 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të vizitës së kryetarit të Shtetit të Kinës Xi Jinping në Afrikën e Jugut dhe të samitit të BRICS-it në Johannesburg, ambasadori i Kinës në Afrikën e Jugut Lin Songtian tha se ka pritshmëri të lartë për ngjarjet e ardhshme.

Ambasadori i Kinës në Afrikën e Jugut Lin Songtian

"Është e rëndësishme që BRICS-i të shprehë qëndrimin e tij të vendosur në mbrojtjen e multilateralizmit dhe veçanërisht në sistemin e tregtisë botërore, të krijuar në bazë të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të kundërshtojë unilateralizmin dhe proteksionizmin tregtar. Liderët e pesë vendeve të BRICS-it do të zhvillojnë bisedime mbi trajtimin e situatës së tanishme të ndërlikuar botërore, për forcimin e besimit dhe bashkëpunimit midis vendeve anëtare."

Ambasadori tha se BRICS-i u krijua në një moment kur bota ndodhej përpara krizës financiare globale. Këtë vit, në samitin e Johannesburg-ut janë ftuar udhëheqës nga 9 vende afrikane për të marrë pjesë në dialog dhe kjo tregon gjithëpërfshirjen, vetëbesimin dhe hapjen e kësaj organizate. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore