Kinë-BE në një fazë të re, negociata për investimet

2018-07-20 09:38:06 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Gao Feng tha se takimi i 20-të i udhëheqësve të Kinës dhe BE-së shënoi një fazë të re në negociatat për një marrëveshje dypalëshe investimi.

Zëdhënësi nënvizoi se takimi do të sjellë dy efekte pozitive në zhvillimin e tregtisë së lirë.

"Së pari, takimi e vuri theksin tek ruajtja e multilateralizmit dhe e sistemit të tregtisë së lirë të bazuar në rregulla, duke rritur besimin global në sistemin shumëpalësh të tregtisë ndërkombëtare. Së dyti, takimi ndihmoi në nxitjen e tregtisë së lirë përmes veprave konkrete. Kina dhe BE-ja do të angazhohen për të nxitur më tej negociatat për marrëveshjen e investimeve dypalëshe dhe do të punojnë për arritjen sa më parë të një konsensusi. Mbi këta bazë, ata do ta vendosin në agjendë çështjen e zonës së tregtisë së lirë Kinë-BE. Kjo sigurisht do të luajë një rol pozitiv në promovimin e liberalizimit dhe lehtësimit të tregtisë dhe të investimeve globale".

Takimi i 20-të Kinë-BE-së në Pekin u bashkëkryesua nga kryeministri i kinez Li Keqiang, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore