Kinë, fillon veprimtaria mediatike mbi Brezin Ekonomik të Lumit Jance

2018-07-20 20:09:45 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten u hap në Sangushui të qytetit Lijiang të Kinës Jugperëndimore veprimtaria mediatike mbi Brezin Ekonomik të Lumit Jance, që organizohet nga Drejtoria e Promovimit e Komitetit Qendror të PKK-së.

Synimi i kësaj veprimtarie është që të zbatohet fryma e fjalimeve të rëndësishme të presidentit kinez Xi Jinping për Brezin Ekonomik të Lumit Jance dhe të tregohet bukuria dhe eleganca e këtij lumi.

Veprimtaria do të mbulojë 11 provinca e qytete përgjatë Brezit Ekonomik të Lumit Jance, si Yunnan, Guizhou, Sichuan, Chongqing dhe Shangai.

Gjatë kësaj veprimtarie, 10 media qendrore, si agjencia e lajmeve "Xinhua", gazeta "Renminribao" dhe Grupi i Mediave i Kinës (CMG), si edhe mediat e nëntë provincave dhe dy qyteteve përkatëse, do të bëjnë njoftime të gjithanshme për njohjen e ekonomisë, ekologjisë dhe kulturës së zonës së lumit Jance.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore