Kina nxit marrëdhëniet ushtarako-civile në prag të Ditës së Ushtrisë

2018-07-20 18:03:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Çështjeve të Veteranëve dhe Departamenti i Punës Politike i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës kanë nxjerrë një qarkore të përbashkët për të promovuar marrëdhëniet ushtarako-civile në mbarë vendin.

Qarkorja, e publikuar në prag të 91-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës më 1 gusht, u kërkon organeve të pushtetit vendor dhe njësive të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të organizojnë veprimtari edukative, duke përfshirë vizitat në sallat përkujtimore të historisë revolucionare, shfaqjet dhe ditët e hapjes së kampeve ushtarake.

Në qarkohet vihet në dukje gjithashtu se autoritetet e pushtetit vendor duhet të përshpejtojnë krijimin e mekanizmave të bashkërendimit ushtarak-civil.

Njësitë e Ushtrisë Çlirimtare Popullore inkurajohen të ndihmojnë në zonat e largëta dhe të varfra, duke luajtur një rol më të madh në zbutjen e varfërisë, ndihmën mjekësore e arsimore dhe ndërtimin e rrugëve, ruajtjen e tokës bujqësore e të burimeve ujore dhe përmirësimin e mjedisit të jetesës në zonat rurale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore