MPJ-ja: Politikat dhe fjalët e ShBA-së duhet të kenë një ndjenjë minimale përgjegjësie

2018-07-20 17:45:18 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e MPJ-së kineze Hua Chunying tha të premten se, si fuqia më e madhe e botës së sotme, ShBA-ja duhet të ketë një ndjenjë minimale përgjegjësie në politikat e fjalët e saj dhe duhet të veprojë për të mirën e jo për të keqen e botës.

Kryetari i Këshillit Tregtar Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro është shprehur që tani, Kina dhe vendet e tjera të botës kanë ngecur në të ashtuquajturën "lojë ku fituesi merr gjithçka", prandaj ShBA-ja dhe këto vende duhet të bashkëpunojnë për ta përballuar një gjendje të tillë. Lidhur me këtë, Hua komentoi në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Pekin:

"Për arsye të rritjes së shpejtë ekonomike dhe tregut të madh të konsumit të Kinës, shumë kompani amerikane kanë pasur fitime të mëdha në tregun kinez. Kina është tregu më i madh i konsumit për 'Apple' dhe 'General Motors' (GM). Vjet grupi GM fitoi 13.33 miliardë juanë nga dy kompanitë e tij në Kinë, pavarësisht se pësoi humbje prej 10.98 miliardë juanësh në mbarë botën. Kina e eksporton një kostum me çmim 450 dollarë amerikanë në Shtetet e Bashkuara dhe fitimi i Kinës dhe ai i Shteteve të Bashkuara janë përkatësisht 5 % dhe 84 %. Unë nuk e di se çfarë duhet të thotë pala amerikane për këto shifra? A do t'i përdorë ato si një shembull të humbjes së parave në tregtinë Kinë-ShBA dhe në lojën ku fituesi merr gjithçka?"

Hua Chunying-u shtoi gjithashtu se ShBA-ja i mbyll dyert e veta dhe u kërkon të tjerëve të hapin dyert e tyre, duke vendosur interesat e veta mbi interesat e të tjerëve:

"Unë kam vënë re se shumë amerikanë dhe aleatë e ShBA-së e pranojnë që Shtetet e Bashkuara tani janë bërë paqëndrueshmëria dhe pasiguria më e madhe për botën e sotme. Unilateralizmi dhe proteksionizmi i SHBA-së janë kërcënimi më i madh për rregullat ndërkombëtare dhe rendin ekonomik botëror sot." (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore