Xi Jinping nis vizitat shtetërore në 5 vende

2018-07-19 14:35:25 CRI Komenti juaj Printoni

Më 19 korrik, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u nis me avion të posaçëm nga Pekini për të zhvilluar vizitat shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, Senegal, Ruandë dhe Afrikën e Jugut, me ftesë të homologëve të tij nga këto 4 vende. Xi Jinping do të marrë pjesë gjithashtu në Takimin e 10-të të liderëve të vendeve të BRICS-it në Johannesburg të Afrikës së Jugut, me ftesë të presidentit afrikanojugor Cyril Ramaphosa. Pas përfundimit të vizitave shtetërore në këto 4 vende dhe takimin e liderëve të vendeve të BRICS-it, presidenti Xi Jinping do të vizitojë Republikën e Mauricit.

(Foto:  Johannesburg i Afrikës së Jugut)

Në këtë vizitë, presidenti Xi Jinping do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij znj. Peng Liyuan, anëtari e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, sekretari i Sekretariatit Qendror njëherësh drejtor i Zyrës Qendrore Ding Xuexiang, anëtari i Këshillit të Shtetit dhe drejtori i Zyrës Qendrore të Punëve të Jashtme të PKK-së Yang Jiechi, këshilltari i Shtetit i Kinës, njëherësh ministër i Jashtëm Wang Yi, nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës He Lifeng etj. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore