Ministria kineze e Tregtisë, deklaratë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në OBT

2018-07-19 10:58:15 CRI Komenti juaj Printoni

(Ministria e Tregtisë e Kinës )

Sipas njoftimeve të Agjencisë kineze të Lajmeve "Xinhua", lidhur me ankesën e ShBA-së në mekanizmin e OBT-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare mbi masat përballuese për masat e ShBA-së 232 mbi çelikun dhe aluminin, një përgjegjës përkatës i Ministrisë së Tregtisë së Kinës vuri në dukje më 18 korrik se masat e Kinës janë të drejta dhe përputhen me rregullat e tregtisë shumëpalëshe.

"Pala amerikane duhet të ndalë sa më parë masat kufizuese që shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë."

Ai theksoi se masat amerikane 232 mbi çelikun dhe aluminin janë me pretekstin e "sigurisë kombëtare" për të zbatuar proteksionizmin tregtar dhe në këtë përfundim kanë arritur shumë anëtarë të Organizatës Botërore të Tregtisë. Masat e palës amerikane janë një minim i rëndë i rregullave shumëpalëshe dhe kanë dëmtuar interesat e drejta të anëtarëve të OBT-së duke përfshirë edhe Kinën. Pala kineze i ka parashtruar palës amerikane kërkesën shtojcë sipas rregullave të OBT-së, por kjo e fundit ka refuzuar të përgjigjet. Sipas dispozitave përkatëse të "Ligjit të Tregtisë së Jashtme të RP të Kinës", pala kineze është detyruar të marrë masat e mëtejshme për të ekuilibruar humbjet për shkak të tarifave të ShBA-së mbi çelikun dhe aluminin.

Ky përgjegjës shtoi se nëse ShBA-ja ka vullnet për të respektuar me sinqeritet rregullat e tregtisë shumëpalëshe, duhet të ndalë sa më parë masat kufizuese që shkelin rregullat e OBT-së dhe të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjet me vendet anëtare OBT-të. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore