Elon Musk kërkon ndjesë pasi e quajti pedofil zhytësin britanik

2018-07-19 10:46:59 CRI Komenti juaj Printoni

(Elon Musk)

Elon Musk ka kërkuar falje publike pasi e quajti pedofil një zhytës britanik, i cili mori pjesë në misionin e shpëtimit në shpellën e Tajlandës.

Me disa postime në rrjetin social "Twitter", shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla tha se foli në zemërim pasi zhytësi Vern Unsworth akuzoi Musk-un për organizimin e "bujës publike" përmes dërgimit të një nëndetëse për shpëtimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyre.

Musk tha se cilësimet e tij ishin të pamenduara si pasojë e zemërimit të shkaktuar nga thëniet e pavërteta të Unsworth-it.

Musk tha se u shqetësua pas kritikave të Unsworth, por ai nuk duhet ta quante zhytësin pedofil.

Ai tha se goditjet e Unsworth-it kundër tij nuk arsyetojnë veprimet e tij kundër këtyre aktiviteteve, për këtë ai i kërkoi ndjesë ndaj zhytësit britanik dhe kompanisë që ai përfaqëson. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore