Afrikë e Jugut: Hapet ekspozita e librit kinez

2018-07-19 17:08:47 CRI Komenti juaj Printoni

Në bibliotekën e Universitetit të Johanesburgut është hapur "Ekspozita e librit kinez në Afrikën e Jugut 2018".

Ekspozita, e sponsorizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës, përmban mbi 300 tituj librash kinezë, duke përfshirë "Xi Jinping: Qeverisja e Kinës".

Wang Xiaohui, zëvendësdrejtor i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të PKK-së, shpreson që librat do t'i ndihmojnë lexuesit afrikanojugorë t'i kuptojnë më mirë Mendimin e Xi Jinping-ut dhe arritjet historike gjatë 40 vjetëve të Reformës dhe Hapjes të Kinës.

Një lexues afrikanojugor shpreh mendimin e tij rreth botimeve kineze:

"Shpresoj që më shumë njerëz do ta lexojnë librin e presidentit Xi Jinping, sepse është i mbushur me mënyra shumë të rëndësishme të shikimit të gjërave. Për shembull, nga pikëpamja e metodologjisë dhe teorisë, do të zbuloni se mënyra se si i trajton ai problemet në Kinë ka rëndësi të madhe për ne këtu në Afrikën e Jugut dhe në kontinentin afrikan."

Përveç librave, ekspozita gjithashtu përmban një bibliotekë elektronike me rreth 200 tituj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore