Afrikë e Jugut, nis Forumi "BRICS" në Cape Town

2018-07-18 10:53:44 CRI Komenti juaj Printoni

( Cape Town)

Sipas njoftimeve, Forumi i fundit i Medias i "BRICS" do të mbahet më 18 dhe 19 korrik në Cape Town të Afrikës së Jugut.

Temat që do të diskutohen në këtë forum përfshijnë rolin dhe përgjegjësinë e medias në përforcimin e narrativës së "BRICS", rritjen e bashkëpunimit në fushën e mediave në vendet anëtare të "BRICS", si dhe bashkëpunimin mediatik midis "BRICS" dhe Afrikës.

Forumi i medias është pjesë e samitit të 10-të të "BRICS" që do të mbahet më 25-27 korrik në Johanesburg të Afrikës së Jugut, e cila merr kryesimin e rradhës të "BRICS" për vitin 2018.

Forumi është një platformë për mediat kryesore në vendet e "BRICS"-it si Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore