KE-ja do të gjobisë me 4.3 miliard euro "Google"-in për "Android"-in

2018-07-18 21:19:07 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian njoftoi të mërkurën se do të gjobisë kompaninë "Google" me 4.3 miliard euro (rreth 5 miliardë dollarë amerikanë) për monopol me sistemin e tij të operimit "Android", duke e quajtur këtë shkelje të rregullave të konkurrencës të BE-së.

"Komisioni Europian ka gjobitur 'Google'-in me 4.34 miliardë euro për shkelje të rregullave antitrust të BE-së. Që prej vitit 2011, 'Google' ka vendosur kufizime të paligjshme ndaj prodhuesve të pajisjeve 'Android' dhe operatorëve të rrjeteve të telefonisë së lëvizshme, për të konsoliduar pozitën e vet zotëruese në kërkimin e përgjithshëm në internet," tha Komisioni Europian në një deklaratë.

"'Google' e ka përdorur 'Android'-in si një mjet për të çimentuar mbizotërimin e motorit të vet të kërkimit. Këto praktika u kanë mohuar rivalëve mundësinë për të krijuar risi dhe për të konkurruar mbi bazën e aftësive. Ato u kanë mohuar konsumatorëve europianë përfitimet e konkurrencës efektive në sferën e rëndësishme të telefonisë së lëvizshme. Kjo është e paligjshme sipas rregullave antitrust të BE-së", tha Margrethe Vestager, Komisionerja e BE-së për Politikat e Konkurrencës.

Komisioni i ka kërkuar "Google"-it t'i japë fund kësaj praktike brenda 90 ditësh, përndryshe do të përballet me gjoba deri në 5 për qind të qarkullimit mesatar ditor të "Alphabet"-it, kompanisë mëmë të "Google"-it.

Mrekulli
Lajmet Kryesore