Presidenti libanez: tërheqja e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit, ndikim negativ për sigurinë rajonale

2018-07-17 11:23:40 CRI Komenti juaj Printoni

(Më 8 maj, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi tërheqjen e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit / Foto nga CFP)

Presidenti i Liban-it, Michel Aoun, tha të hënën se tërheqja e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit ka patur ndikime negative për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Sipas pallatit presidencial, Michel Aoun-i i tha këto gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të presidentit iranian, zv/ministrin e jashtëm të Iranit, Ansari. Michel Aoun-i u shpreh se marrëveshja bërthamore e Iranit është një gur themeli për stabilitetin rajonal.

Në deklaratë thuhet se gjatë takimit Ansari i përcolli Aoun-it mesazhin e presidentit iranian Hassan Rouhani-t, duke diskutuar mbi situatën më të fundit lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe theksoi forcimin e zhvillimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme mes Iranit dhe Libanit.

Në korrik të 2015-ës, Irani dhe 6 fuqitë bërthamore, ShBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania, arritën një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi çështjen bërthamore të Iranit, sipas të cilës Irani u zotua të kufizojë programin bërthamor të tij, ndërsa bashkësia ndërkombëtare hoqi sanksionet ndaj Iranit.

Më 8 maj, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi tërheqjen e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe rifilloi sanksionet ndaj Iranit. Pala iraniane deklaroi se do të qëndrojë përkohësisht në këtë marrëveshje dhe të vazhdojë diskutimet me palët e tjera. (Xu Guang/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore