Nju Jork, do të zhvillohet Festa e Varkës së Dragoit

2018-07-17 11:19:06 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarë, organizatorë dhe sportistë do të mblidhen të mërkurën në Parkun Qendror të Nju Jorkut për të marrë pjesë në Ceremoninë tradicionale të Zgjimit të Varkës së Dragoit, si një pjesë e festimeve të Festës e 28-të e Varkës së Dragoit të Hong-Kongut në Nju Jork.

Personalitete dhe mysafirë të ftuar do të ndihmojnë në "zgjimin e dragoit", duke zbukuruar sytë e dragoit në pjesën e jashtme të varkave të dragoit, në ceremoninë e së mërkurës që do të mbahet në orën 10 e 30 minuta të mëngjesit, në shtëpinë e varkave të Liqenit të Parkut Qendror afër shatërvanit Bethesda.

Ceremonia do të shënojë nisjen e periudhës së trajnimit për mbi 200 grupe që do të konkurrojnë në garën e Varkës së Dragoit më 11 dhe 12 gusht në Liqenin Meadow të Parkut Korona në Lagjen "Queens" të Nju Jorkut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore