Kina: "Një brez, një rrugë", asnjë rrezik krize borxhi

2018-07-17 11:08:03 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë hedhur poshtë një koment të botuar nga "Financial Times" ku thuhej se vështirësitë e lidhura me nismën "Një brez, një rrugë", po përhapen në mbarë botën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, u shpreh se disa projekte janë përballur me disa vështirësi të caktuara, për shkak të faktorëve të jashtëm e të brendshëm, por këto pengesa nuk janë gjë tjetër veçse pasoja të rritjes.

Ajo tha se asnjë vend nuk ka pësuar krizë borxhi për shkak të nismës financiare të Kinës. 27 vendet anëtare, duke përfshirë Kinën, kanë miratuar bashkërisht udhëzimet financiare për nismën "Një brez, një rrugë".

Udhëzimet paraqitin një mjedis financiar me transparencë, miqësi, trajtim të barabartë dhe parashikueshmëri.

Udhëzimet vunë në dukje gjithashtu se mbledhja e fondeve duhet të marrë parasysh qëndrueshmërinë e borxheve. (Fani/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore