2018-07-17 10:01:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës), njoftoi se vendi do të nxisë ekonominë reale për të stabilizuar punësimin.
Për të ruajtur vendet e punës, qeveria do të mbështesë ndërmarrjet me politikat e transformimit industrial, por të prekura nga pasiguritë vendore dhe ndërkombëtare.
Punonjësit e prekur nga rregullimet strukturore të industrisë dhe fërkimet tregtare do të gëzojnë mbështetje financiare dhe oferta të caktuara pune.
Udhëzimi nxit novacionin dhe sipërmarrjen për të krijuar vende pune, reformën në anë të ofertës në bujqësi për të trajnuar më shumë fermerë profesionistë dhe urbanizimin e cilësisë së lartë për të rritur punësimin lokal.
Në qershor, norma e papunësisë urbane në 31 qytete të mëdha ishte 4.7 për qind.
Kjo shifër ka mbetur e pandryshuar prej muajit maj dhe ka një rënie 0.2 për qind në krahasim me vitin e kaluar. (Albana)