Shpejtohet ndërkombëtarizimi i monedhës kineze në 2017-n

2018-07-17 09:56:05 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti të ri publikuar nga Universiteti i Kinës Renmin pesha e juanit si një monedhë ndërkombëtare u rrit në vitin 2017.

Treguesi i Ndërkombëtarizimit të RMB-së (juanit), një tregues që mat mbizotërimin e monedhës kineze në aktivitetin ekonomik ndërkombëtar, pati një rritje vjetore prej 45 për qind.

David Marsh, kryetar dhe bashkë-themelues i Forumit Zyrtar të Institucioneve Monetare dhe Financiare, shprehet se ndërkombëtarizimi i juanit mund të jetë një proces gradual, por është i pandalshëm.

"Futja e renminbisë në sistemin SDR (të Drejtat Speciale të Tërheqjes) në vitin 2016 ishte një pikë e rëndësishme referimi, kështu që do të jetë një proces gradual me pluse dhe minuse gjatë rrugës, por është absolutisht i pandalshëm. Tani do të ketë një komponent ndërkombëtar renminbi të ekonomisë dhe sistemit financiar botëror".

Bëhet e ditur se Kina planifikon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis tregut të saj më të lartë të aksioneve dhe Londrës deri në fund të vitit.

Lidhja do ta bëjë më të lehtë blerjen e aksioneve nga investitorët globalë në Shangai. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore