Trump-i: Ndryshim i madh në marrëdhëniet ShBA-Rusi

2018-07-17 17:26:36 CRI Komenti juaj Printoni

Që nga dita kur presidenti Trump u zgjodh në detyrë, ka pasur pyetje rreth marrëdhënies së tij me Rusinë.

Por me një shtrëngim të shkurtër duarsh dhe një takim pothuajse tërësisht privat dyorësh me homologun rus Vladimir Putin, ai thotë se ka sjellë një ndryshim të madh në lidhjet ndërmjet dy vendeve:

"Marrëdhënia jonë nuk ka qenë kurrë më e keqe sesa tani, por kjo ndryshoi rreth katër orë më parë. E besoj vërtet këtë."

Por, që para se të fillonte takimi i nivelit të lartë, 12 zyrtarë rusë u paditën për piratimin e postës elektronike të fushatës së demokratëve, akuza më e fundit për ndërhyrjen e shtetit rus në zgjedhjet amerikane.

"Gjatë takimit të sotëm fola drejtpërdrejt me presidentin Putin për çështjen e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet tona. Mendoj se ky ishte një mesazh që ishte më mirë të përcillej personalisht. Kalova shumë kohë duke folur për këtë dhe presidenti Putin mund të dashur edhe ai ta trajtonte këtë çështje dhe shumë fuqishëm, sepse ai është shumë i interesuar për këtë gjë dhe ka një ide interesante," u shpreh Trump-i.

Por presidenti Putin mohoi çdo përfshirje të Rusisë:

"Presidenti Trump përsëri preku temën e së ashtuquajturës ndërhyrje ruse në procesin zgjedhor amerikan. Më duhet të përsëris atë që kam thënë tashmë shumë herë, duke përfshirë edhe gjatë takimeve personale me Presidentin: Shteti rus nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë kurrë në çështjet e brendshme të ShBA-së, përfshirë edhe procesin zgjedhor."

Mrekulli
Lajmet Kryesore