Xi, mesazh ngushëllimi homologut pakistanez për sulmin terrorist

2018-07-16 10:35:43 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij pakistanez mbi sulmin e fundit terrorist në Pakistan.

Xi Jinping e quajti terrorizmin një armik të përbashkët të njerëzimit, duke theksuar se Kina e kundërshton me vendosmëri terrorizmin në çfarëdo forme dhe e dënon ashpër sulmin në Pakistan.

Ai tha se Kina i përkrah në mënyrë të pandërprerë përpjekjet e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrotjen e stabilitetit kombëtar.

Sulmi vetëvrasës i së premtes gjatë një mitingu zgjedhor në Pakistanin Jugperëndimor vrau 128 vetë dhe plagosi 200 të tjerë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore