2018-07-16 10:04:25 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Provinca Hainan njoftoi se do të hapë edhe 20 korridore të tjera ajrore ndërkombëtare deri në fund të vitit.
Kjo është pjesë e përpjekjeve për ta kthyer ishullin në një zonë të madhe tropikale ndërkombëtare si dhe port të rëndësishëm të tregtisë së lirë.
Hainan-i aktualisht ka 53 rrugë ndërkombëtare ajrore.
Numri i fluturimeve ndërkombëtare pritet të arrijë në 100 deri në vitin 2020.
Në vitin 2017, ishulli priti mbi 1.1 milion turistë nga jashtë shtetit, thuajse 50 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (Haris)