Tirana zgjeron rrjetin e korsive të dedikuara për biçikletat

2018-07-14 10:32:49 CRI Komenti juaj Printoni

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ndërtimi i korsive të reja ka sjellë trefishimin e përdoruesve në kryeqytet.

"Jam i lumtur me mënyrën si po shpërndahet me shpejtësi të jashtëzakonshme i gjithë rrjeti i biçikletave në Tiranë. Falenderoj shumë kolegët e ambasadës holandeze që kanë dizenjuar një rrjet inxhinierik, i cili do t'i japë qytetit korsitë minimale të paktën brenda Unazës dhe besoj se nëse numrat vazhdojnë e rriten, siç janë rritur këto kohë, ku është trefishuar numri i atyre që përdorin biçikletat qoftë mobike apo biçikletat e tyre private, them se Tirana është në rrugë të mbarë", tha Veliaj.

Ai premtoi më shumë hapësira të dedikuara për këmbësorët, ndërsa theksoi se rikthimi i biçikletave do të shpëtojë kryeqytetin nga trafiku.

"Nëse projektojmë e ndërtojmë për këmbësorë, do kemi këmbësorë, siç është sheshi 'Skënderbej' apo Pazari i Ri apo këndi i lojrave; nëse projektojmë e ndërtojmë për biçikleta, do kemi më shumë për biçikleta, e nëse ndërtojmë për makina do kemi më shumë makina. Do të thotë që pjesa tjetër duhet ndarë në mënyrë demokratike mes atyre që kanë biçikleta dhe këmbësorëve. Kjo është një përpjekje për t'i qëndruar reputacionit të Tiranës, e cila po merr çmime pothuajse çdo javë për ndryshimet që po bën" tha Veliaj. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore