Kina bën thirrje për mbrojtjen e sistemit tregtar shumëpalësh

2018-07-12 10:53:16 CRI Komenti juaj Printoni

(Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Ma Zhaoxu)

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Ma Zhaoxu mori pjesë të martën në simpoziumin me titull "Roli i Kinës në marrëdhëniet e partneritetit global për zhvillimin e vazhdueshëm", të zhvilluar në Nju-Jork. Mao Zhaoxu u shpreh në simpozium se vendet e ndryshme duhet ta përkrahin multilateralizmin dhe të mbrojnë sistemin e rregullat e tregtisë shumëpalëshe.

Sipas ambasadorit Ma, sot mosmarrëveshjet tregtare globale po acarohen dita-ditës, duke shtuar paqëndrueshmërinë dhe paqartësinë e ekonomisë globale. Lufta tregtare e nisur nga ShBA-ja ka shkelur hapur rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe do të minojë rendin tregtar global, duke sjellë trazira në tregun global e duke penguar rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Vendet e ndryshme duhet të kundërshtojnë unilateralizmin e çdo forme dhe proteksionizmin e tregtisë e të investimeve dhe të mbrojnë me vendosmëri tregtinë e lirë dhe sistemin shumëpalësh.

Pjesëmarrësit në simpozium vlerësuan lart rolin e rëndësishëm të Kinës në nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm dhe në mbrojtjen e tregtisë së lirë e të sistemit shumëpalësh. Ata pohuan rëndësinë e nismës "Një brez, një rrugë" për nxitjen e realizimit të objektivave të zhvillimit të vazhdueshëm në vendet e përfshira në këtë nismë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore