Kina i bën thirrje Australisë të marrë pjesë në nismën "Një brez, një rrugë"

2018-07-12 10:18:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori kineze në Australi Cheng Jingye i ka bërë thirrje këtij vendi të marrë pjesë në nismën "Një brez, një rrugë".

Autoritetet australiane të tregtisë kanë shprehur dyshime nëse vendi i tyre mund të ketë përfitime nga kjo nismë e Kinës.

Në një konferencë për "Një brez, një rrugë" që u zhvillua në Darvin, ambasadori Cheng ritheksoi që nisma nuk ka lidhje me gjeopolitikën.

Ai vuri në dukje se marrëdhëniet e ngushta e të forta në tregti e investime dhe lidhjet njerëzore ndërmjet të dy vendeve ofrojnë kushtet e nevojshme për bashkëpunimin dypalësh lidhur me zhvillimin e nismës "Një brez, një rrugë". (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore