Kina miraton ngritjen e degëve të disa bankave të huaja

2018-07-12 10:03:04 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë miratuar krijimin në Kinë të degëve nga disa banka të huaja, për të hapur më tej sektorin financiar të vendit.

Komisioni Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve i Kinës (CBIRC) miratoi një kërkesë nga Banka Arabe për krijimin e një dege në Shangai dhe nga Banka CTBC për një degë në Shenzhen.

Një nëndegë e Bankës së Azisë Lindore në Shenzhen do të kthehet në degë, ndërsa degët e Bankës "Chang Hwa" dhe Bankës "Cathay United" në Kinën kontinentale do të hapen për biznes.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore