Provinca kineze Liaoning planifikon ofrimin e përfitimeve për familjet që kanë dy fëmijë

2018-07-11 18:58:40 CRI Komenti juaj Printoni

Provinca Liaoning në verilindje të Kinës po shtyrton mundësinë e dhënies së përfitimeve për çiftet që lindin një fëmijë të dytë, me qëllim për të nxitur shtimin e lindjeve.

Sipas njoftimeve, autoritetet e provincës pritet të miratojnë politika për shpërblimin e familjeve që zgjedhin të kenë një fëmijë të dytë, për të lehtësuar barrën e mbajtjes dhe rritjes së fëmijëve.

Gjithashtu, po planifikohet shpallja e politikave preferenciale në taksa, arsim, mirëqenie shoqërore dhe strehim për familjet që kanë një fëmijë të dytë.

Politikat synojnë rritjen e numrit të lindjeve, pasi provinca Liaoning po ndeshet me problemin e uljes së fuqisë punëtore dhe të plakjes së popullsisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore