Xi, pjesë e ceremonisë së hapjes të mbledhjes ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Arabi

2018-07-10 11:20:18 CRI Komenti juaj Printoni

Mbledhja e 8-të ministrore, pranë Forumit të Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve Arabe, u hap të martën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. Në ceremoninë e hapjes, morën pjesë kryetari i Shtetit i Kinës, Xi Jinping, emiri i Kuvajtit, Al-Sabah, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Kinë, ministrat e Jashtëm ose minitsrat e 21 vendeve arabe, si dhe sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Vendeve Arabe, Ahmed Aboul-Gheit. Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes, Xi Jinping shpall politikën e rëndësishme të Kinës ndaj botës arabe.

Xi shtjellon qëndrimin e palës kineze mbi forcimin e projektimit të nivelit të lartë të marrëdhënieve kino-arabe, për planifikimin e bashkëpunimit kolektiv, për mbarëvajtjen e forumit etj. Ai do të paraqesë një propozim për forcimin e bashkëpunimit kino-arab rreth nismës "Një brez, një rrugë" dhe do të shpjegojë "projektin e Kinës" duke u nisur nga problemet e dukshme që has Lindja e Mesme, si dhe nga kërkesat e palëve.

Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Vendet Arabe, i krijuar në vitin 2004, synon nxitjen e dialogut e bashkëpunimit kino-arab dhe nxitjen e paqes e zhvillimit. Mbledhja ministrore, si mekanizmi afatgjatë i këtij forumi, zhvillohet me radhë në Kinë ose në selinë e Lidhjes së Vendeve Arabe apo vendet e tjera arabe, një herë në dy vjet. Në këtë edicion të mbledhjes ministrore, pritet të miratohen "Deklarata e Pekinit", programi i veprimeve zbatuese në dy vjet, si dhe dokumente të tjera, të cilat do të ofrojnë një hartë e rrugës të qartë për ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë". (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore