Britani, dorëheqje në kabinetin e May-it, ajo mbron planin "Brexit"

2018-07-10 10:32:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka dalë në mbrojtje të planit të saj tregtar pas "Brexit-it", i cili shkaktoi dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit të saj.

May tha në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik të hënën se programi i saj është "Brexit i duhur".

"Ajo që ne propozojmë është sfiduese për BE-në. Kjo kërkon që ata të mendojnë sërish për të parë përtej qëndrimeve që kanë marrë deri më tani dhe të pajtohen me një ekuilibër të ri e të ndershëm të të drejtave dhe detyrimeve. Pasi kjo është mënyra e vetme për të përmbushur angazhimet tona për të shmangur një ndarje kufitare të fortë midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës, pa dëmtuar integritetin kushtetues të Mbretërisë së Bashkuar dhe duke respektuar rezultatin e referendumit ", u shpreh ajo.

May i tha këto në një fjalim të mbajtur pas dorëheqjes së dy prej ministrave të kabinetit të saj, pasi ata nuk ishin dakord me planin e saj mbi "Brexit". (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore