Bosnjë-Hercegovinë, SBB-ja zgjedh kandidatin për zgjedhjet e përgjithshme

2018-07-06 10:59:47 CRI Komenti juaj Printoni

Partia "Bashkimi për një të Ardhme më të Mirë" (SBB) zgjodhi mbrëmjen e së enjtes kryetarin e saj Fahrudin Radonçiç si kandidat për anëtar të presidencës trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Në fjalimin e tij drejtuar anëtarëve të partisë, Radonçiçi tha se qëllimi kryesor i kandidaturës së tij është të sjellë investime të huaja dhe të krijojë më shumë vende pune në Bosnjë-Hercegovinë.

"Ne duhet ta bëjmë politikën e re të përgjegjshme ndaj shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës. Unë jam i gatshëm ta justifikoj besimin tuaj dhe të përfaqësoj interesat e të gjithë njerëzve që jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë dhe interesin e vendit", tha ai.

Kjo është hera e tretë që Radonçiçi, një biznesmen 61-vjeçar, kandidon për presidencën e Bosnjë-Hercegovinës. Ai do të konkurrojë si kandidat boshnjak për anëtar të presidencës trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, e cila përfaqëson tre grupet etnike të vendit: boshnjakët, serbët dhe kroatët.

Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë-Hercegovinë do të zhvillohen më 7 tetor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore