Putin miraton sistemin e portit të lirë sovjet të Lindjes së largët

2018-07-05 11:53:32 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një dokumenti të publikuar në portalin zyrtar të internetit të informacionit ligjor, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin që lejon futjen e portit sovjetik të Lindjes së Largët në zonën e portit të lirë Vladivostok, njoftoi të mërkurën agjencia kineze e lajmeve "Xinhua".

Sipas këtij dokumenti ligjor, në Rajonin Administrativ të portit sovjetik të zonës kufitare Khabarovsk të Lindjes së Largët të Rusisë do të zbatohet sistemi i portit të lirë Vladivostok. Brenda kornizës së sistemit të portit të lirë Vladivostok, në Rajonin Administrativ të portit sovjet do të realizohne 15 projekte investimi dhe parashikohet se shuma e investimeve individuale do të kalojë mbi 854 milionë dollarë, ndërkohë që do të krijohen 1800 vende pune.

Vitet e fundit, qeveria ruse ka zbatuar me përpjekje të mëdha strategjinë e hapjes së Lindjes së largët. Në korrikun e 2015-s, Putin nënshkroi ligjin për ndërtimin e portit të lirë Vladivostok. Sipërfaqja e këtij porti të lirë është 34 mijë kilometra katrore dhe faza e hapjes është 70 vjet dhe ky port do t'u japë përkrahjen politike dhe privilegj ndërmarrjeve që do të hyjnë në të nga ana fiskale, politikave preferenciale etj. (Du)   

Mrekulli
Lajmet Kryesore